Lajme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut: Ftesa për Kurtin është e hapur

06/08/2022 10:47
nga:N M

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, thotë se ftesa për pjesëmarrje në samitin për nismën “Ballkani i Hapur” për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, është ende e hapur.

“Ballkani Perëndimor patjetër të bëhet pjesë e BE-së. Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ndërlidhura me njëri-tjetrin”.

“Ftesa për Kryeministrin e Kosovës mbetet e hapur. Besoj që ky samit do të bëjë kthesë të papritur. Të nderuar miq, na u bashkëngjisni, mund të bëjmë më shumë për ne dhe fëmijët tanë”, tha Kovaçevski, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Kurti ditë më parë ka refuzuar ftesën e homologut maqedonas nëpëmjet një letre.

Refuzimi i Kosovës për “Open Ballkan”, analisti politik: Qasje fëmijërore dhe shumë e rrezikshme në raport me SHBA-në