Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka falënderuar Kyreministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili arriti shmë shpejtë në vendin e ngjarjes, shkruan GazetaBlic.
“Faleminderit mikut tim Kryeministrit Kurti, jam i kënaqur që ai erdhi kaq shpejt. Pilotët ushtarakë Kroatë nga misioni i KFOR-it sollën Kryeministrin e Kosovës dhe ministrat me helikopter,” tha kryeministri i Kroacisë, Plenković.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
“Shpreh ngushëllimet e mia edhe një herë, para së gjithash familjeve të të ndjerëve. Ne vizituam të gjithë pacientët, 98 përqind të tyre janë mirë, besoj se mjekët kroatë do të bëjnë gjithçka,” tha Plenković.
Ai tha se tani po shkonte me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vizituar rreth 15 nga ata që ishin të padëmtuar dhe ishin vendosur në një konvikt në Slavonski Brod.
/GazetaBlic



