Lajme

Kryeministri i Kanadasë pritet të japë dorëheqjen

01/06/2025 15:50
nga:N K

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, mund të njoftojë dorëheqjen e tij brenda pak ditësh.

Sipas mediave ndërkombëtare, ai po shqyrton largimin si lider i Partisë Liberale, duke përmbyllur nëntë vite si kryeministër.

Largimi i muajit të kaluar i ministrit të Financave, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat, dhe rënia e popullaritetit të tij në sondazhe, e kanë vënë Trudeau-n dhe partinë e tij përballë një rreziku të humbjes në zgjedhjet e ardhshme.