Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, thotë se perspektiva e përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia është “gjithnjë e më e mundshme ”, ndërsa përshëndeti një vizitë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Hiroshima, qyteti i parë që pësoi një sulm bërthamor.
Japonia, i vetmi vend i sulmuar me armë bërthamore, është shprehur rregullisht kundër armatimit bërthamor. Kishida vizitoi memorialin dhe muzeun e paqes të qytetit të shtunën me të dërguarin Rahm Emanuel.
“Kur përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia është gjithnjë e më real, unë besoj se vizita e ambasadorit Emanuel në Hiroshima dhe përvoja e tij për të parë realitetin bërthamor do të bëhet një porosi e fortë për shoqërinë ndërkombëtare”, tha Kishida për transmetuesin publik NHK.


