Lajme

Kryeministri i Australisë shpreh ngushëllime për viktimat e sulmit në Sidnej

04/13/2024 10:31
nga:N K

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e sulmit masiv në Sidnej të Australisë.

Ai reagimin e tij e bëri në X.

Unë jam informuar nga AFP për ngjarjet shkatërruese në kryqëzimin Bondi. Tragjikisht, janë raportuar viktima të shumta dhe mendimet e para të të gjithë australianëve janë me të prekurit dhe të dashurit e tyre. Zemrat tona janë për të plagosurit dhe falënderojmë ata që kujdesen për ta, si dhe policinë tonë të guximshme dhe reaguesit e parë”, shkroi Albanese.

Raportohet se katër persona kanë vdekur, ndërkaq numri i të therurve mendohet të jetë i lartë.