Opinion

Kryeministri dhe kërkesa në KFOR

01/03/2023 20:39
nga:Drizan Shala

Shkruan: Drizan Shala

Propozimi i bere gjatë takimeve që janë zhvilluar në dhjetor të 2022 për sigurinë në veri dhe asaj të përgjithshëm.

Kryeministri ka parashtruar një kërkesë që përgjatë 2023 ku edhe pritet të arrihet marrëveshja ne mese palëve të këtë shtim të trupave në kuadër të KFOR.

Sepse Kryeministri është duke llogaritur në veprimet që pritet të ndodhin nëse palët pajtohen (Kosova & Serbia) ndërsa në anën tjetër, grupet ekstreme në veri të krahut politik nacionalist serb do të tentojnë të ripërmbysin rendin kushtetues në veri të vendit.

KFOR ka marrë vendim (përmes komandës në Napoli) që trupat tani për tani përmbushin misionin e saj në Kosovë në këto kapacitete që ka.

Komanda në Napoli ka marrë vendim si pasojë e zhvillimeve në veri në 2022 që COMKFOR të raportojë mbi baza ditore për zhvillimet në atë pjese duke përpjekur që maksimalisht të ketë INTEL informacione për terrenin në atë pjese duke përgatitur pastaj plan konkret të ndërhyrjes.

Frika është që nga 10 Janari 2023 të kemi një situate të ngjashme sikur ishte në 2022.