Lajme

Kryeministri britanik sot vjen për vizitë në Tiranë, zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet

05/15/2025 08:35
nga:Sh R

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer viziton Shqipërinë sot.

Kryeministri britanik do të pritet nga kryeministri Rama dhe në orën 12:40 do të zhvillohet një konferencë e përbashkët.Starmer do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Forcave të Armatosura dhe Qendrën e Inovacionit, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Sot pritet edhe nënshkrimi i një “Marrëveshje të Partneritetit Strategjik” Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar. Kjo do të jetë vazhdim i marrëveshjes Sunak-Rama në 10 Downing street në Mars 2023.

Katër kolonat e kësaj marrëveshje të re janë:

1. Rritje ekonomike punësim
2. Biznesi bashkëpunimi ekonomik
3. Rritje bashkëpunimi ne fushën e sigurisë
4. Emigracioni, drejtësia dhe çështje te brendshme.