Shkruan: Halil Matoshi
1.
Pezullimi i detyrimeve sipas Kontratës së punës asht masë e përkohshme – simas Ligjit për grevat – dhe nuk i përket Qeverisë.
Qeveria Kurti 2 ka nisë nji fushatë represive të papamë verbale e administrative (kundërkushtetuese) ndaj mësuesve – duke ua ndalë pagat e shtatorit në mënyrë selektive – dhe me këtë po nxit trazira.
2.
Ndëshkimi i punëtotëve për grevë të ligjshme ndalohet me Kushtetutë (Neni 44 [Liria e Asociimit], pika 2. Liria për të themeluar sindikata dhe për t’u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat, është e garantuar. Kufizimi i kësaj të drejte mund të bëhet me ligj për kategori të veçanta të punonjësve; dhe Ligjin për grevat, Neni 13: Mbrojtja e të drejtave të punësuarve gjatë grevës: 1. Për organizuesit e grevës, pjesëmarrësve grevistë dhe ndaj të punësuarve të tjerë, të cilët mbështesin grevën, nuk mund të merren masa disiplinore apo materiale dhe nuk mund t’ju ndërpritet marrëdhënia e punës.
3.
Ndëshkimi i grevistëve në
asnji rrethanë nuk guxon të jetë kolektiv. Secili vendim individual duhet të arsyetohet nga organi administrativ komunal – që në sistemin tonë asht inspektorati.
Këtë e ka sqaru gjyqësia kushtetuede në rastin e Dardanës (Qëndron Kastrati);
4.
Punëdhanësi në rastin e arsimtarëve nuk asht Qeveria dhe nuk i ka vartës Sindikatat dhe as arsimin nepër komuna, sepse me decentralizimin e pushtetit në sferën e arsimit primar e të mesëm, kompetencat janë bartur te komuna.
5.
Pra, Qeveria nuk asht punëdhanësi i arsimtarëve e mësuesve nëpër komuna.
6.
Për pasojë, as nuk mund të
marrë masa ndëshkuese ndaj tyne. Sëkëndejmi mësuesit e fitojnë gjyqin pa asnji diskutim
7.
Duhet ta padisin shtetin.
Dhe pagën e tyne do ta marrin herdokur!
100%.