Lajme

“Kryeministër hajvan”, vendoset një mbishkrim kundër Kurtit në hapësirat e QKUK-së

02/23/2025 20:47
nga:G B

Në një nga muret në ambientet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është shfaqur një grafit me mbishkrimin “Kryeministër hajvan”.

Shprehja “hajvan” ishte përdorur nga kryeministri Albin Kurti më 9 shkurt, gjegjësisht në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Ai me këto fjalë iu drejtua atë natë opozitës.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…“, deklaronte ai.