Kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka paralajmëruar zyrtarisht të akuzuarin Pjetër Shala, duke i thënë që të ketë kujdes me gjuhën që përdorë.
Gjyqtarja Veldt-Foglia i tha Pjetër Shalës se nëse vepron në mënyrë të papërshtatshme do të iu ndërpritet video-lidhja dhe do ta ndjekë këtë proces gjyqësor prej një vendi tjetër ku nuk mund të komunikojë me trupin gjykues.
“Ju lutem merrni parasysh këtë që thash dhe kujdes me gjuhën që përdorni”, tha Mappie Veldt-Foglia.
Përpara shkëputjes së shkurtë të pushimit dhe pasi seanca ishte në sesion publik, gjyqtarja Mappie Veldt Foglia tha se Pjetër Shala u largua nga ambienti ku ishte me video-lidhje, por që nuk dihet se çfarë ka ndodhur në sesion privat mes të akuzuarit dhe palëve të tjera.
Ndërsa, me një orar të zgjatur, dëshmitarja Time Kadrijaj po e vazhdon dëshminë dhe është duke u marrë në pyetje nga përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Pasi seanca ka kaluar në sesion privat, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar se dëshmia e Time Kadrijaj do të vazhdojë edhe të premten.


