Lajme

Kryediplomati italian: “Koka” e Draghit iu servua Putinit

07/15/2022 11:47
nga:Astrit Gashi

Italia është në një krizë të thellë politike, pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur dorëheqjen.

Ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio largimi i Draghit është pritur me gëzim në Moskë.

Di Maio thotë se tani vuropa është më e dobët, ndërsa shton se kjo ka qenë një krizë e planifikuar prej kohësh nga ish-kryeministri Giuseppe Conte.

“Në Moskë po bënin dolli dje sepse Putinu iu serviri kokën e Mario Draghit. Tani edhe Evropa është më e dobët, kjo ka qenë një krizë e planifikuar prej disa kohësh nga Conte dhe ndërkohë ministrat e Pesë Yjeve mbeten në vendet e tyre”, deklaroi Luigi Di Maio, duke folur për Radio Rlt.

“Zemra ime qan kur shoh se në Moskë po bënin dolli, Medvedev po bënte dolli dhe ishte i lumtur sepse ishte servirur koka e Draghit tek Putini në një pjatë argjendi”, shtoi ai.