Lajme

Kryebashkiaku i Mykolaiv: Forcat ruse bombardojnë spitalet dhe shkollat gjatë natës

09/04/2022 09:43
nga:G B

Spitalet, shkollat dhe ndërtesat e banimit në Mykolaiv u granatuan gjatë natës, tha kryebashkiaku i qytetit.

Punonjësit e shërbimeve komunale dhe ekuipazhet e urgjencës po punojnë aktualisht në terren, njoftoi kryebashkiaku Oleksandr Sienkovych.

Ka dëmtime në rrjetin elektrik dhe në ujësjellës, tha ai. Nuk dihet nëse ka pasur viktima nga granatimet e fundit.