Lajme

Kryebashkiaku i Moskës këshillon qytetarët që të mos shkojnë të hënën në punë

06/24/2023 17:36
nga:Astrit Gashi

Kryebashkiaku i Moskës, Sergej Sobyanin ka deklaruar se qytetarët nuk duhet të shkojnë në punë të hënën.

Sobyanin tha se do të jetë një “ditë jo pune” me përjashtim të kompleksit ushtarak-industrial dhe shërbimeve të qytetit, shkruan Skynews.

“Unë kërkoj nga ju që të përmbaheni nga udhëtimet nëpër qytet sa më shumë që të jetë e mundur”, tha ai.

“Situata është e vështirë,” tha zoti Sobyanin, duke shtuar se “shërbimet e qytetit janë në gatishmëri të lartë”.

Këtë mëngjes, Prigozhin deklaroi synimin e tij për të lëvizur në Moskë dhe forcat e tij kanë avancuar afërsisht 200 milje drejt kryeqytetit.