Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pa ujë të pijes do të mbesin disa fshatra të Obiliqit, si Palaj, Hade, Lajthishtë, Sibovc dhe Mirash.
Në njoftimin e lëshuar nga KRUP thuhet se kjo ë3shtë duke ndodhur për shkak të dëmtimit të gypit fi 300 AC.
“Ekipet tona të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në teren dhe shpresojmë që në afatin sa më të shkurtër të sanojmë defektin dhe të stabilizojmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët që furnizohen nga ky rrjet”, thuhet në njoftim.