Lajme

“Krujë – Vlorë – Prekaz”, Memli Krasniqi uron 28 nëntorin

11/28/2022 10:13
nga:N M

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka uruar sot 28 nëntorin për të gjithë sjqiptarërt, ndërsa ka postuar një logo krejt të veçantë e cila ilustron përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

“Lirinë nuk ua solla unë. Atë e gjeta në mesin tuaj.” – Gjergj Kastrioti Skënderbeu

“Flamuri ynë, n’athdhenë t’onë të lirë. Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipëria!” – Ismail Qemaili

“Besa-besë se vetëm një vdekje, tjetër s’ka në këtë jetë dhe një fjalë e mirë. N’grykë t’pushkës.” – Adem Jashari

Krujë – Vlorë – Prekaz

Tri vende shqiptare!
Tre heronjë kombëtarë!
Tre nëntorë të shenjtë!

Gjashtë shekuj përpjekje, luftë, sakrificë, trimëri, guxim, atdhedashuri, bashkim e frymëzim për liri.

Sot, dy shtete e miliona zemra që rrahin shqip në mbarë botën e lirë, të rritur mbi shpatullat e gjigantëve!

Fitimtarë, sepse jemi në të drejtën tonë – fitimtarë do të dalim edhe në luftën e fundit për drejtësi.

Sot, obligimi dhe detyra jonë është ta kultivojmë shpresën, të mbajmë zemrën në vendin e duhur, përkushtimin dhe orientimin e pandryshuar – për të ardhmen dhe gjeneratat e reja – në vendet tona!

“Njeriu pa kombin është asgjë, e kombi pa brezat e ardhshëm shuhet”, ka thënë Hasan Prishtina.

Le të jetë ky motivi, ndriçimi, vizioni dhe betimi ynë përpara.