Lajme

KRU Prishtina njofton se furnizimi me ujë në Drenas pritet të stabilizohet gjatë mbrëmjes

01/10/2026 14:49
nga:Y I

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në impiantin e Bivolakut.

Postimi:

Njoftim për konsumatorët e Drenasit

Pas rënies së nivelit të turbullirës në kanalin Ibër–Lepenc, ka filluar procesi i trajtimit të ujit në Bivolak. Po ashtu, gjatë ditës pritet të nisë trajtimi i ujit edhe në ITU në Drenas.

Sipas vlerësimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do të fillojë gjatë ditës, ndërsa pritet të stabilizohet në orët e mbrëmjes.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.