Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, ka njoftuar se për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc, do të ketë reduktime të ujit në disa zona.
Këto zona përfshijnë Fushë Kosovën, Obiliqin dhe një pjesë të lagjes Kalabria në Prishtinë.
Paralajmërohet se ndikime do të ketë edhe në zona tjera të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË
Të nderuar konsumatorë,
për shkak të turbullirave në kanalin Ibër-Lepenc dhe punimeve në kanal , ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, priten reduktime në këto zona:
▪️ Fushë Kosovë
▪️ Obiliq
▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
🔹 Ndikime do të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.
Për orar të reduktimeve njoftoheni pas pak.


