Lajme

KRU njofton për ndërprerje të furnizimit me ujë në sheshin “Xhorxh Bush”

08/04/2026 13:36
nga:L J

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se në sheshin “Xhorxh Bush” do të ketë ndërpretje të furnizimit me ujë.

Në njoftimin e KRU-së thuhet se kjo vjenë për shkak të dëmtimit të një gypi të ujësjellësit nga operatorët ekonomik në Komunën e Prishtinës.

“Në sheshin “Xhorxh Bush”, operatorët ekonomikë të Komunës së Prishtinës kanë dëmtuar gypin e ujësjellësit me diametër 225 mm gjatë kryerjes së punimeve.Si pasojë e këtij dëmtimi, pa furnizim me ujë do të mbesin objektet në sheshin “Xhorxh Bush” deri në sanimin e defektit”, thuhet në njoftim.

Tutje,KRU njofton se për shkak të natyrës së ndërlikuar të dëmtimit, riparimi mund të kërkojë më shumë kohë.