KRU “Hidrodrini” ka bërë thirrje që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës të bëj analiza edhe nëpër puset e banorëve në Deçan, pas helmimit i cili dyshohet se ka ardhur nga uji i pijshëm në këtë zonë.
Përmes një komunikate për medie, KRU “Hidrodrini”, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet e analizave që kanë dalur nga IKSHPK-ja tregojnë se helmimi nuk ka ardhur nga uji.
“Me të cilën KRU ‘Hidrodrini’ konfirmon se i janë komunikuar nga ana e IKSHPK-së, respektivisht IRSHP-së, analizat e nxjerra nga mostrat e marra të ujit që nga data 11 Korrik 2021 (e Diel), në lokalitetet ku është dyshuar se ka pasur helmim nga uji, në fshatrat e komunës së Deçanit, Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri”, njofton KRU “Hidrodrini”.
Njoftim i plotë: