Lajme

KRU “Gjakova” nënshkruan kontratë për shfrytëzimin afatgjatë të pronës komunale të Mamushës

3 ditë më parë
nga:Sh R

D. Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, Visar Hasi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, me të cilin nënshkroi kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale.

Siç bëhet e ditur në njoftim të postuar në Facebook, marrëveshja parasheh që Komuna e Mamushës të japë në shfrytëzim për 99 vjet një sipërfaqe prej 226 m² për KRU “Gjakova”, me qëllim ndërtimin e stacionit të pompimit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujësjellësit.

“Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet institucioneve do të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për qytetarët, duke siguruar një sistem të qëndrueshëm dhe efikas të furnizimit me ujë për të gjithë banorët e Komunës së Mamushës”, thuhet mes tjerash në njoftim të KRU “Gjakova”