Mos-konstituuimi i Kuvendit brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese ka sjellë një krizë të re institucionale në vend.
Përfaqësues nga subjektet politike opozitare kanë paralajmëruar përshkallëzim të veprimeve të tyre, duke përmendur si mjet edhe protestat.
Në lidhje me situatën e krijuar momentalisht është deklaruar për “Gazeta Blic” gazetari nga Mitrovica e Veriut, Branislav Krstic.
Krstic tha se ‘kriza institucionale në Kosovë nuk është vetëm krizë e numrave në Kuvend, por para së gjithash krizë e përgjegjësisë politike dhe e mungesës së gatishmërisë për kompromi’.
Ai tha se pushteti duhet t’a kuptojë se shumica politike nuk nënkupton të drejtën për të bllokuar institucionet po ashtu edhe opozita duhet t’a kuptojë se protesta nuk mund të jetë alternativë ndaj institucioneve.
“Kriza institucionale në Kosovë nuk është vetëm krizë e numrave në Kuvend, por para së gjithash krizë e përgjegjësisë politike dhe e mungesës së gatishmërisë për kompromis.Pushteti duhet ta kuptojë se shumica politike nuk nënkupton të drejtën për të bllokuar institucionet, ndërsa opozita duhet ta kuptojë se protesta është e drejtë demokratike, por nuk mund të jetë alternativë ndaj institucioneve” deklaroi Krstic.
Gazetari, Krstic, tha se protesta mund të jetë një mjet demokrat presioni por se zgjidhja duhet të gjendet në Kuvend.
“Nëse Kuvendi nuk funksionon, nëse dialogu politik zëvendësohet me konfrontim dhe nëse rruga bëhet vendi ku zgjidhen problemet politike, atëherë humb Kosova, pavarësisht se kush fiton politikisht.Prandaj, protesta mund të jetë një mjet demokratik presioni, por zgjidhja duhet të gjendet në Kuvend, përmes dialogut, kompromisit dhe respektimit të Kushtetutës” deklaroi gazetari, Branislav Krstic, në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


