28 prilli është afati i fundit kur deputetët e Kuvendit duhet të zgjedhin Presindetin e ri të vendin.
Nëse deri me këtë datë, nuk zgjdhet Presidenti i ri, vendi shkon automatikisht në zgjedhje sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Kryeministri Kurti ka filluar takimet me subjektet politike opozitare por ende pa ndonjë rezultat konkret.
Në lidhje me këtë çështje, a pritet të kemi President të ri apo vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme ka folur për “Gazeta Blic” gazetari dhe analisti serb nga Mitrovica, Branislav Krstic.
Krstic tha se edhe pse zgjedhjet janë më të mundshme por se një kandidat kompromisi mund të dalë deri në mesin e javës së ardhshme.
Ai potencoi se në këto momente, zgjedhjet e jashtëzakonshme, i’u përshtaten më shumë partive opozitare.
Krstic tha se në një proces të mundshëm zgjedhor, subjektet opozitare do të forcoheshin me Vjosa Osmanin, PSD-në dhe ndoshta edhe me Ramiz Lladrovcin dhe Fatmir Limajn.
“Këtu në Kosovë, gjithçka ndodh në momentin e fundit në politikë. Edhe pse zgjedhjet e jashtëzakonshme janë më të mundshme, besoj se një kandidat kompromisi mund të dalë deri në mesin e javës së ardhshme.Formalisht, në këtë moment politik aktual, zgjedhjet e jashtëzakonshme u përshtaten më shumë partive opozitare sepse në procesin e ri zgjedhor, partitë opozitare do të forcohen me Presidenten Osmani dhe PSD-në e zgjuar, ndoshta edhe me Fatmir Limajn dhe Ramiz Lladrovcin” tha Krstic për “Gazeta Blic”.
Ai tha se shpreson që kjo ‘ndarje dhe armiqësi midis partive politike të mos kërcënojë paqen dhe sigurinë në vend’.
“Fatkeqësisht, jetojmë në një shoqëri të polarizuar dhe të ndarë politikisht. Shpresoj sinqerisht që kjo ndarje dhe armiqësi midis partive politike të mos kërcënojë paqen dhe sigurinë në vend” deklaroi Krstic në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/


