Lajme

Krstic: Agjenda e Vuçiqit është shpallja e serbëve të Kosovës si viktima, Lista Serbe s’i bojkotonë zgjedhjet!

09/30/2024 20:20
nga:G C

Gazetari serb, Branislav Krstić, ka komentuar agjendën e kabinetit të presidentit Aleksandar Vučić, duke theksuar se qëllimi është shpallja e serbëve të Kosovës si viktima të regjimit policor të kryeministrit Albin Kurti, i cili sipas tij është krijuar në veri.

Krstić në një përgjigje për GazetaBlic, vuri në dukje se kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës, përkundër presionit të BE-së, po përballet me rezistencën e pushtetit ekzekutiv në Prishtinë.

“Agjenda e kabinetit të presidentit Vuçiq është shpallja e serbëve të Kosovës si viktima të regjimit policor të kryeministrit Albin Kurti, i cili u krijua në veri. Shtatë kushtet e paraqitura së fundmi nga Beogradi, të shpallura nga Vuçiq, janë miratuar nga zyrtarët më të lartë të BE-së. Kthimi i serbëve në institucione, përkundër presionit të BE-së, po përballet me rezistencën e pushtetit ekzekutiv në Prishtinë, duke pretenduar se nuk mund të shkelen ligjet e Kosovës dhe se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri duhet të shpallen”, tha Krstic.

Në lidhje me deklaratat e Rashiqit, Krstić sugjeroi se ato kanë për qëllim të ekspozojnë një synim të pretenduar radikal të Listës Serbe dhe bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithatë, ai mendon se bojkotimi nuk do të ndodhë, pavarësisht nëse organizohen ose jo zgjedhjet lokale në atë ditë.

“Mendoj se deklarata e Rashiqit ka për qëllim ekspozimin e synimit të pretenduar radikal të Listës Serbe dhe bojkotin e mundshëm të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Mendoj se bojkoti nuk do të ndodhë, pavarësisht nëse atë ditë do të organizohen apo jo zgjedhjet lokale”, shtoi ai.

Sipas gazetarit serb, bojkotimi i zgjedhjeve nga ana e Listës Serbe do t’i shërbejë Vuçiqit.

“Mospranimi i mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri nga autoritetet në Prishtinë vetëm se do t’i shërbejë Vučićit për të akuzuar edhe një herë Kurtin para partnerëve ndërkombëtarë për diskriminim të komunitetit serb dhe për forcimin e shtetit policor dhe autoriteteve jolegjitime lokale në veri”, tha ai.

“Së fundi, ekziston edhe opsioni që kabineti Vučić është i vetëdijshëm se Lista Serbe e ka humbur dukshëm mbështetjen e qytetarëve në veri. Nuk duhet të përjashtojmë mundësinë që Vučić të jetë i vetëdijshëm se Lista Serbe nuk do t’i fitojë zgjedhjet lokale në veri dhe se bashkimi i zgjedhjeve republikane me ato lokale është shansi i fundit që Lista Serbe të fitojë zgjedhjet lokale në komunat e veriut”, përfundon Krstic për GazetaBlic.

Jabllanoviq: Lista Serbe mundet t’i bojkotojë zgjedhjet, Rashiç është satelit i VV’së, nuk do të votohet nga serbët