Argjentina dhe Franca janë dy finalistët e Kupës së Botës “Katar 2022”.
E diela do jetë dita përcaktuese se cila nga këto dy kombëtare do ta fitojë trofeun më prestigjioz në futboll, shkruan GazetaBlic Sport.
Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka zbuluar se kë e mbështet në finalen e madhe.
“Nëse flasim për arsye personale, jam me Francën, për shkak të dy bashkëlojtarëve të mi atje. Në anën tjetër, marrë parasysh karrierën e Messit, do të ishte jo mirë nëse ai nuk do ta fitonte këtë trofe”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/