Reprezentuesi gjerman Toni Kroos ka thënë se nëse Gjermania fiton Kampionatin Evropian, do të ishte fundi perfekt i karrierës së tij.
“Sigurisht, fitorja e Kampionatit Evropian këtë verë do të ishte përfundimi perfekt i karrierës sime. Por unë jam realist dhe e di që nuk do të jetë e lehtë”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.
“Në të njëjtën kohë, e kuptoj se sa e veçantë do të ishte të fitonim para tifozëve tanë. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të bashkohen shumë. Jemi të fokusuar të tregojmë më të mirën dhe më pas do të jetë e qartë se çfarë suksesi do të arrijmë”, tha Kroos.
Gjermania luan sot ndeshjen hapëse të Euro 2024 ndaj Skocisë.
/GazetaBlic Sport./