Sporti

Kroos po mendon një rikthim në kombëtare

12/19/2023 12:36
nga:Lorik J

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos po mendon të rikthehet në kombëtaren gjermane, raporton gazetari vendas Christian Falk.

Kroos, 33 vjeç, po mendon seriozisht një rikthim në kombëtare përpara Kampionatit Evropian 2024, të cilin Gjermania e mirëpret.

Mesfushori u largua nga kombëtarja në vitin 2021 pas përfundimit të kampionatit të Kontinentit të Vjetër. Ai ka 106 ndeshje dhe 17 gola me fanellën e kombëtares.

Vetë Kroos kohët e fundit pranoi se ideja për të luajtur përsëri për Gjermaninë iu hodh nga bashkëlojtari i tij i Real Madridit dhe lojtari aktual i Manchester United, Antonio Rudiger.