Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka befasuar të gjithë tifozët e Los Blancos me pensionimin e tij nga futbolli, por jo vetëm. Kroos ka tronditur edhe një pjesë të madhe të bashkëlojtarëve të tij, të cilët e dinin se po mendonte të varte këpucët, por jo vendimin përfundimtar.
Të vetmit njerëz në Real Madrid që nuk u befasuan nga njoftimi zyrtar i Kroos ishin presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti. Vendimin e gjermanit e dinin që më 20 maj.
Toni Kroos do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Santiago Bernabeu këtë të shtunë, më 25 maj, kundër Betisit, kur pritet të marrë një nderim special. Kjo do të jetë ndeshja e fundit në shtëpi për “bardhët” dhe për kapitenin Nacho Fernandez.
Mbrojtësi spanjoll është afër një transferimi në MLS.
/GazetaBlic Sport