Sporti

Kroos: Nuk ndiej dhembshuri për Hazard

03/21/2023 15:51
nga:Mergim Rreci

“Dhembshuri, mëshirë? Ndjenja jashtë vendit për një rast si ky”. Janë këto fjalët e Toni Kroos në lidhje me situatën që po përjeton Eden Hazard te Reali i Madridit.

Që kur arriti në “Bernabeu” në verën e 2019, belgu nuk ia doli kurrë të demonstrojë në Spanjë atë që kishte bërë në Londër me Chelsean. Futbollisti ka luajtur 73 ndeshje me Realin, duke shënuar vetëm 7 gola teksa ka dhënë edhe një asist.

Numra që e kanë bërë eksperiencën madrilene të Hazard me të vërtetë negative dhe shpesh të kritikuar. Toni Kroos megjithatë nuk ka përdorur diplomacinë, duke u treguar i drejtëpërdrejtë dhe i ndershëm edhe për këtë situatë teksa shprehet:

“Është e drejtë të ndiesh keqardhje për persona që jetojnë momente shumë më të këqija se ky. Nuk besoj se Eden Hazard ka një jetë të keqe. Po, prej kohësh është në një moment të vështirë, por çdokush është përgjegjës për situatën e tij. E njoh mirë Hazard, flasim shpesh, por janë të tjerë personat për të cilët ndiej dhembshuri apo mëshirë”.