Sporti

Kroos: “Nuk i kam parë ndeshjet e Barçës, kam gjëra të tjera për të bërë”

01/11/2022 16:21
nga:Lorik J

Toni Kroos ishte lojtari i zgjedhur nga Real Madridi për të folur për ndeshjen e kësaj të mërkure ndaj Barcelonës për Superkupën e Spanjës.

“Në ligë jemi më mirë se Barcelona, por në asnjë derbi nuk ka favorit. Është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Ata kanë lojtarë me shumë kualitet në skuadër dhe është e vështirë të parashikosh diçka”, tha gjermani.

I pyetur për ndryshimet tek rivalët pas largimit të Ronald Koeman dhe kalimit të Xavit në ekipin teknik, Kroos ka thënë: “Nuk kam parë shumë ndeshje të Barçës së fundmi, kam gjëra të tjera për të bërë, si të shikoj ndeshjet. Por unë i njoh mirë. Ka disa lojtarë në dyshim për këtë lojë, por ka të tjerë me shumë cilësi në skuadër. Nuk mund të komentoj se çfarë e ka ndryshuar Xavi në skuadër”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit luhet nesër nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport