Sporti

Kroos nuk e ka rinovuar ende kontratën, gjiganti italian nis misionin për transferimin e tij

12/25/2022 17:29
nga:Genita C

Toni Kroos ka përfunduar në radarin e Juventusit.

E ardhmja e mesfushorit është ende e paqartë, teksa ai po kalon sezonin e fundit të kontratës me Real Madridin.

“Los Blancos” besohet se janë gatshëm t’i ofrojnë kontratë të re 1-vjeçare, por Kroos nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

Dhe, këtë situatë mund të tentojë ta shfrytëzojë ndonjë klub tjetër.

Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka shprehur interesim për ish-mesfushorin e Bayern Munichit.

Madje, sipas mediumit italian, “Zonja e Vjetër” ka nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e 32-vjeçarit.

Juventusi thuhet se është duke përgatitur ofertën për ta bindur Kroosin që në verë t’iu bashkohet si lojtar i lirë.

Detaje tjera ende nuk janë zbuluar.