Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos, ka thënë edhe një herë se shpreson ta mbyllë karrierën e tij duke fituar Euro 2024.
“Do të ishte shumë bukur të përfundoja me Ligën e Kampionëve dhe titullin e Kampionatit Evropian. Jemi të aftë të mposhtim çdo kundërshtar, ndeshja kundër Skocisë nuk do të jetë ende vendimtare, por do të jetë mjaft e rëndësishme” tha mesfushori, i cili më 1 qershor luajti ndeshjen e tij të fundit në nivel klubi pasi fitoi finalen e Champions League me Real Madrid.
“Duhet të jemi të përqendruar. Ne duam të shijojmë turneun. Në skenën vendase është gjithmonë e veçantë. Ne mbajmë një përgjegjësi serioze. E njoh shumë mirë këtë tension dhe do të përpiqemi t’i shijojmë ndeshjet sa më shumë që të jetë e mundur. Unë dua të arrij më shumë sukses, prandaj jam kthyer”, shtoi Kroos për mediat të martën.
Gjermania përballet me Skocinë në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Euro 2024 të premten.
34-vjeçari Kroos do t’i japë fund karrierës pas përfundimit të kampionatit, i cili është në tokën gjermane.
/GazetaBlic Sport