Sporti

Kroos mund të pensionohet në fund të këtij sezoni, Real Madrid po kërkon zëvendësuesin e tij

09/29/2022 20:11
nga:E K

Toni Kroos mund të tërhiqet nga futbolli.

32 vjeçari gjerman, dëshiron të pensionohet nga futbolli përderisa është në kulmin e tij, raporton AS, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve, mesfushori ka refuzuar të negociojë vazhdimin e kontratës pasi po e mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli pas përfundimit të këtij edicioni.

Real Madrid tashmë ka nisur të mendojë për pasardhësin e tij. Zëvendësuesi i gjermanit po shihet 21 vjeçari brazilian nga Flamengo, Gomez da Silva.

/GazetaBlic Sport/