Sporti

Kroos: “Kushdo mund ta mposhtë Barcelonën”

10/07/2025 09:53
nga:Lorik J

Ish-mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos paralajmëron për dobësinë e ekipit të Hansi Flick që nga minuta e 75-të e tutje këtë sezon.

Toni Kroos, e vlerësoi Barcelonën e Hansi Flick, por paralajmëroi për rreziqet që i kanosen ekipit duke luajtur gjithmonë në të njëjtën mënyrë.

“Barcelona ka një nga stilet më tërheqëse, nëse jo më tërheqësin, në të gjithë Evropën, por mendoj se ata marrin shumë rreziqe. Në një ditë të keqe nga Pedri, Lamine Yamal ose Raphinha, çdo ekip mund të shkaktojë kaos dhe të fitojë”, tha ish-mesfushori i Real Madridit në podcastin Einfach mal Luppen.

“Kjo u ndodhi atyre vitin e kaluar kundër Interit dhe këtë vit, qoftë në raundin e 16-tave, çerekfinale, gjysmëfinale apo finale, në një moment ata do të përballen me një kundërshtar të tillë që do t’i eliminojë. Kjo do të ndodhë në Ligën e Kampionëve, por jo në La Liga sepse ata janë shumë dominues”, argumentoi ai.

“Nga minuta e 75-të e tutje, vëren se të gjithë janë shumë të lodhur dhe nuk kalojnë në një stil tjetër për të mbyllur hapësirat. Nëse je i lodhur dhe nuk e ndryshon stilin tënd të lojës, bëhet shumë e qartë se sa i ekspozuar je”, vërejti ai.

/GazetaBlic Sport