Sporti

Kroos iu përgjigjet me ironi tifozëve të Arabisë Saudite që e fishkëllyen mbrëmë

01/11/2024 16:38
nga:Lorik J

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, iu përgjigj në mënyrë ironike tifozëve në Arabinë Saudite, të cilët e fishkëllenin sa herë që ai e prekte topin në derbin gjysmëfinal të Superkupës Spanjolle kundër Atletico Madridit 5-3.

“Ishte kënaqësi! Tifozë të mahnitshëm”, ka shkruar mesfushori gjerman në profilin e tij në rrjetin social “X”.

Toni Kroos nuk është i pëlqyer nga mbështetësit vendas për komentet e tij kundër transferimit të lojtarëve në Ligën Pro Saudite.

/GazetaBlic Sport