Real Madrid mposhti dje Barcelonën në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.
‘Los Blancos‘ arritën të fitonin pas lojës shtesë me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas fitores në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe kalimit në finale të kësaj gare, Toni Kroos ka ironizuar në lidhje me vendin e mbajtjes së kësaj gare e cila këtë vit po zhvillohet në Arabinë Saudite.
“Sigurisht, Superkupa e Spanjës duhet të mbahet në Arabinë Saudite. Ku mund të bëhet tjetër nëse jo atje?”, ka thënë me ironi mesfushori gjerman.
Real Madrid do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes së sotme, Atletico Madrid – Athletic Billbao.
/GazetaBlic Sport/


