Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Kampionatin Evropian.
Anglia dhe Kroacia kanë triumfuar në ndeshjet e tyre dhe janë dy skuadrat që dalin si të kaulifikuara nga Grupi D, shkruan GazetaBlic Sport.
Anglia triumfoi me rezultat 0 me 1 ndaj Çekisë, me golin e vetëm që e shënoi Sterling.
Kroacia në anën tjetër e mposhti Skocinë në ndeshjen vendimtare me rezultat 3 me 1.
Vlasic, Modric dhe Perisic shënuan për kombëtaren e Kroacisë, kurse McGregor shënoi golin e vetëm për kombëtaren e Skocisë.

/GazetaBlic Sport/


