Luciano Spalletti, trajneri italian në mënyrë të papritur tre muaj më parë u bë trajner i vendit të tij. Roberto Mancini dha dorëheqjen papritmas për të shkuar në Arabinë Saudite dhe Azzurrët u morën nga trajneri që e çoi Napolin drejt një titulli historik sezonin e kaluar në një situatë shumë të vështirë.
Spalletti mezi arriti në Europian, me barazime ndaj Maqedonisë dhe Ukrainës. Italia tani është në një grup shumë të vështirë me Kroacinë, Spanjën dhe Shqipërinë. Shumë pretendojnë se ky është grupi më i vështirë në Euro.
Spalletti komentoi për grupn e tyre si më poshtë: “Italia, Spanja, Kroacia, Shqipëria… Prisni, ato kombëtare janë në çerekfinale apo në grup? Por çfarë dreqin, është këtu. Nuk do të jetë e lehtë për këdo kundër nesh, dhe na duhet kombëtarja që luan shkëlqyeshëm”, tha ai.
/GazetaBlic Sport


