Kroacia ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Kampionatit Botëror për vendin e tretë ndaj Marokut.
Ballkanasit arritën fitore me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Gvardiol ishte ai që e hapi serinë e golave në minutën e 7’të të takimit.
Vetëm dy minuta më pas, Dari shënoi me kokë për të barazuar shifrat 1-1.
Pak para përfundimit të pjesës së parë në minutën e 42’të Orsic realizoi një gol maestral me një goditje të bukur teknike.
Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve asnjëra nga kombëtaret nuk arriti të tund rrjetat, kurse rezultati mbeti 2-1.
/GazetaBlic Sport/