Kroacia ka barazuar me Çekinë në ndeshjen e dytë të Kampionatit Evropian.
Ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht ishin çekët që kaluan në epërsi në në pjesën e parë realizuan me anë të Patrick Schick.
Schick realizoi nga penalltia në minutën e 37’të të takimit.
Për të barazuar rezultatin për Kroacinë u përkujdes, Ivan Perisic i cili realizoi shpejt në pjesën e dytë saktësishtë në minutën e 47’të të takimit.
Me këtë rezultat Kroacia shkon në kuotën e 1 pike në grupin D në Kampionatin Evropian dhe ndodhet në vendin e 3’të, kurse Çekia me këtë rezultat shkon në kuotën e 4 pikëve dhe kryeson grupin D, të paktën deri në takimin tjetër të këtij grupi mes Anglisë dhe Skocisë.
/GazetaBlic Sport/


