Sporti

Kroacia kërkon vetëm fitoren ndaj Danimarkës kryesuese, ja formacionet e mundshme

09/22/2022 10:32
nga:Mergim Rreci

Sot zhvillohen disa ndeshje interesante të Ligës së Kombeve.

Në Grupin A, takim shumë interesant pritet të jetë ajo mes Kroacisë dhe Danimarkës, shkruan GazetaBlic Sport.

Danimarka kryeson grupin me 9 pikë, dy më tepër se Kroacia, dhe kjo është një përballje që vlen për ta konsolidimin si kryesues të grupit dhe një vend në 4-shen finale të kompeticionit.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes:

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Gvardiol, Vida, Sosa; Brozovic; Pasalic, Modric, Kovacic, Vlasic; Kramaric

Danimarka: Schmeichel; Christensen, Andersen, Nelsson; Kristensen, Hojbjerg, Eriksen, Maehle; Skov Olsen, Braithwaite, Damsgaard

/GazetaBlic Sport/