Kupa e Botës 2022

Kroacia ka një statistikë pozitive në tre ndeshjet e fundit ndaj kombëtareve afrikane

12/17/2022 13:02
nga:Mergim Rreci

Kroacia dhe Maroku do të përballen sot me fillim nga ora 16:00.

Ky takim vlen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.

Kroatët u eliminuan në gjysmëfinale nga Argjentina, kurse Maroku u mposht nga Franca.

Pritet një ndeshje jashtëzakonisht interesante në ‘Khalifa Stadium’, me të dy kombëtaret që synojnë fitoren e madhe.

Kroacia ka mbajtur portën e pastër në të tre ndeshjet e mëparshme të Kupës së Botës kundër kombëtareve afrikane, duke mundur Kamerunin 4-0 në 2014, Nigerinë 2-0 në 2018 dhe barazoi 0-0 me Marokun këtë vit.

Kjo është një statistikë shumë pozitive, por mbetet të shihet se a do të vazhdojë edhe pas këtij takimi.

/GazetaBlic Sport/