Kroacia dhe Maroku do të përballen nesër me fillim nga ora 16:00.
Ky takim vlen për vendin e tretë në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar, shkruan GazetaBlic Sport.
Kroatët u eliminuan në gjysmëfinale nga Argjentina, kurse Maroku u mposht nga Franca.
Bazuar tek kuotat e basteve, Kroacia është favorite e lehtë ndaj Marokut, me fitoren e kombëtares ballkanike që kuotohet me 2.35.
Fitorja e Marokut ka kuotë 3.00, kurse një barazim i mundshëm kuotohet me 3.00.
/GazetaBlic Sport/