Kupa e Botës 2022

Kroaci – Brazil, super përballje në Kupën e Botës, ja formacionet e mundshme të kësaj sfide

12/08/2022 17:31
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohen dy ndeshjet e para të çerekfinales në Kupën e Botës.

Takime jashtëzakonisht interesante janë në program për ditën e nesërme, me ndeshjet që do të luhen në ora 16:00 dhe në ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Kroacia dhe Brazili do të përballen në ‘Education Stadium’, me shpresën për kalimin tutje në gjysmëfinale.

Kombëtarja nga Amerika Latine shihet si më favorite, por që pritet të ketë një rivalitet të ashpër në fushë.

Këto pritet të jenë formacionet e mundshme:

Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Kovacic, Brozovic, Modric; Kramaric, Petkovic, Perisic

Brazili: Alisson; Militao, Thiago Silva, Marquinhos, Danilo; Casemiro, Paqueta; Raphinha, Neymar, Vinicius Jr; Richarlison

/GazetaBlic Sport/