Lajme

KRM “Uniteti” e dërgon në përmbarim Komunën e Vushtrrisë

07/01/2024 15:16
nga:G B

KRM “Uniteti” e ka dërguar në përmbarim Komunën e Vushtrrisë, për shkak të borxhit prej 107 mijë euro, që është i vitit 2023, raporton Gazeta Blic.

“Uniteti” ka thënë se kjo pasi Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje zyrtare, pavarësisht kërkesave.

NJOFTIM:

Pas shumë kërkesave drejtuar për pagesë të borgjit ndaj KRM “Uniteti”, Komuna e Vushtrrisë nuk ka reflektuar dhe nuk ka kthyer asnjëherë përgjigje zyrtare.

Duke e pasur parasysh se borgji prej 107 mijë është i vitit 2023 dhe KRM “Uniteti” ka pritur mbi 6 muaj, sot kemi vendosur që ta dërgojmë në përmbarim Komunën e Vushtrrisë.

Duke qenë njëra prej aksionarëve/pronarëve të kompanisë, Komuna e Vushtrrisë përveç që shërbimin e menaxhimin të mbeturinave nga 1 janar 2024 ia ka dhënë një kompanie tjetër pa asnjë paralajmërim zyrtar, veprimet e dëmshme ndaj KRM “Unitetit” i ka vazhduar edhe në muajt vijues duke mos e paguar borgjin, ndërsa në anën tjetër i ka dhënë qindra-mijëra subvencione kompanisë “Përparimi”.

Pra, të gjendur para kësaj situate jo të mirë, KRM “Uniteti” ka vendosur të marrë masa ligjore, duke e dërguar në procedurë përmbarimore Komunën e Vushtrrisë.