Sporti

Krizë totale tek Gjilani, reagojnë Skifterat: Qetë, këtu jemi – si përherë, i dalim zot dashnisë

08/02/2023 10:25
nga:Lorik J

Skuadra e Gjilanit po kalon një krizë totale pas ndeshjes në Europë me Progres Nierderorn, ku edhe u eliminuan me rezultatin e përgjithshëm 2-4.

Nga klubi janë larguar pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit startues dhe trajneri Klodian Duro, shkruan GazetaBlic Sport.

Në lidhje me krizën e Gjilanit kanë reaguar edhe tifozeria, Skifterat që thonë se do t’i dalin zot klubit.

“Qetë, ktu jena! Si përherë, i dalim zot dashnisë”, shkruajnë Skifterat.

/GazetaBlic Sport