Padyshim se sfida mes Belgjikës dhe Italisë është një ndër sfidat më interesante në çerekfinalen e “Euro 2020”.
Tifozët e këtyre dy kombëtareve kanë blerë biletat në dispozicion për pak orë, shkruan GazetaBlic Sport.
Afërsisht 14 mijë e 500 bileta të cilat ishin në dispozicion për këtë ndeshje janë shitur brenda 24 orëve.
Çmimet e këtyre biletave ishin prej 75 deri 225 euro, kurse në treg të zi ato sillen nga 630 deri në 1200 euro.
/GazetaBlic Sport/