Sporti

Krizë e madhe tek Brazili, këto janë rekordet negative të vendosura

11/23/2023 18:21
nga:Mergim Rreci

Skuadra braziliane po përjeton një nga krizat më të këqija në dekadat e fundit pas një viti 2023 të rrënuar dhe me rekorde negative.

Humbja poshtëruese kundër Argjentinës në “Maracaná” ka qenë goditja e fundit e një viti për t’u harruar.

– Për herë të parë që nga viti 1963, Brazili mbyll një vit kalendarik me më shumë humbje (5, Marok, Senegal, Uruguai, Kolumbi dhe Argjentinë), se sa fitore (3, Guinea, Bolivia dhe Peru);

– Të enjten e kaluar, Brazili u mund nga Kolumbia (2-1) për herë të parë në një fazë kualifikuese për Kupën e Botës;

– Humbja ndaj Argjentinës ishte e para në historinë e Brazilit në fushën e vet, në një fazë kualifikuese për kampionatet botërorë;

– Humbja në Uruguai ishte e para kundër “çelestëve”, pas 22 vitesh suksese;

– Për herë të parë Brazili drejtohet nga dy trajnerë të përkohshëm në një vit, Ramon Menezes dhe Fernando Diniz. – Për herë të parë në historinë e kualifikueseve të kampionateve botërorë, Brazili pëson tri humbje radhazi.