Mesi i kësaj jave sjell një bombë nga futbolli europian! Siç qëndrojnë gjërat, Liverpool dhe Jurgen Klopp do t’i ndajnë rrugët fund të këtij sezoni.
Sipas mediave ishullore, një pjesë e mirë e drejtuesve të Liverpool janë pro largimit të Klopp, përcjell GazetaBlic Sport.
Ata besojnë se sistemi i tij i lojës është lexuar dhe se ai ka arritur kulmin në stolin e skuadrës nga Anfield.
Klopp solli titullin e kampionit të Premierligës në Anfield pas tre dekadash pritjeje. Gjermani fitoi Champions League, Kupën e Botës për Klube, Community Shield, FA Cup dhe League Cup, si dhe Superkupën e Evropës.
Në Liverpool tashmë janë në kërkim të një zëvendësuesi dhe mediat europiane raportojnë se kandidati i parë është trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann.
Vetë Klopp ka vlerësuar më parë punën e Nagelsmann, e cila mund të jetë çelësi për ardhjen e Nagelsmann në Anfield.
“Ai është një trajner i madh. Unë nuk e njoh atë personalisht, por ajo që ai bën në futboll është gjeniale,” tha Klopp për trajnerin aktual të Bayernit dhe shtoi:
“Unë e respektoj stilin e tij të lojës, punën e tij dhe ai është e ardhmja e futbollit botëror në vitet e ardhshme”.
/GazetaBlic Sport/


