Sporti

Kriza në Ukrainë: Klubi i basketbollit Barcelona nuk do marrë pjesë në ‘Euroleague’ që mbahet në Rusi

02/24/2022 16:56
nga:E K

Klubi i basketbollit Barcelona njoftoi të enjten më 24 shkurt se ka vendosur të mos marrë pjesë në Shën Petersburg për të luajtur basketboll në Euroligë pas pushtimit rus të Ukrainës, pavarësisht garancive të organizatorëve të kompeticionit.

Klubi katalanas do të fluturonte të enjten për të luajtur të premten në Shën Petersburg, pastaj të dielën në Moskë kundër CSKA, shkruan GazetaBlic Sport.

Basketbolli i Euroligës ka caktuar një takim të premten për të analizuar rrjedhën e ngjarjeve dhe për të marrë masat e nevojshme

Duket se dëshirohet të vazhdohet respektimi i orarit të planifikuar përveç nëse ekziston rrezik për integritetin e ekipeve ” ose një ”  vendim qeverie që pengon mbarëvajtjen normale të ndeshjeve.

/GazetaBlic Sport/