Lajme

Kriza me çmime: Tre persona zihen në flagrancë duke vjedhur naftë në Mushtisht

04/02/2022 09:37
nga:Genita C

Tre persona janë arrestuar dje në Suharekë pasi të njëjtit janë janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s.

Siç bëhet e ditur tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Mushtisht, Suharekë, 01.04.2022 – 20:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë zënë në flagrancë duke vjedhur naftë nga rezervarët e antenave të IPKO-s. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Rasti po hetohet si vjedhje e rëndë.